Deputetët e opozitës së Shqipërisë janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare në orën 10:00.
Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.
Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre.
Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur një flakadan ngjyrë portokalli.
Pas këtij veprimi, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca plenare. Noka nuk është larguar, por u ka vënë flakën letrave, ndërsa tentoi t’u vinte zjarrin edhe karrigeve të grumbulluara në foltore.
Ky veprim i rëndë është parandaluar nga gardistët të cilët e fikën zjarrin.
Mes kaosit dhe përplasjes së tavolinave nga deputetët e opozitës, seanca plenare u mbyll me urdhër të Nikollës deri në një lajmërim të dytë.
Kujtojmë se ky është i njëjti skenar i përsëritur në seancat e fundit plenare në Kuvend./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...