Prej ditës së djeshme e deri sot, radha e automjeteve të qytetarëve që duan të kalojnë nëpërmjet pikës Kufitare të Kakavijës për në Greqi ka shkuar me disa kilometra. Përveç mbylljes së kufirit gjatë natës, shkak për krijimin e trafikut është bërë dhe vonesa e procedurave të kalimit nga pala greke që iu bën tamponë të gjithë personave që kalojnë për koronavirusin.
Mësohet se vonesat vijnë për shkak të punës së Shërbimeve të Shëndetësisë që ndodhen në pikën kufitare greke, jo për shkak të policisë greke apo doganës.
Si kurrë më parë trafiku i mjeteve që presin për të kaluar ka shkuar deri në Jorgucat, afërsisht 10 km nga Kakavija.
Ndërkohë që nga pala shqiptare, ka punonjës dhe sportele të gatshëm që rrinë në gatishmëri por për shkak se pala greke punon ngadalë pala shqiptare nuk mund të pranojë më shumë shtetas.
Ndërkohë nga të dhënat e djeshme mësohet se shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 3346 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 1010 në hyrje dhe 2336 në dalje.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...