Në një dalje për mediat, Drejtori për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari, ka bërë me dije se janë arrestuar ditën e djeshme dy persona.
Siç bëhet e ditur, në pranga kanë rënë Donaldo Lekgegaj, 18 vjeç, lindur ne Rrëshen dhe banues në Tiranë, pasi akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Kanosje”.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe Adil Sulën, 23 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”.
Arrestimi i tyre është bërë pasi në rrugën ”Jordan Misja”, Tiranë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Lekgegaj ka tentuar të përdorë armën e zjarrit.
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...