Një 57-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia pasi kanosi me armë zjarri fqinjën e saj.
Mësohet se shkak i konfliktit të tyre ishte thjesht një…vend parkimi.
Policia e Durrësit njoftoi më herët se kishte arrestuar N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.
“57-vjeçarja më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, njoftoi policia./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...