Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Shuma”.
Shtetasi N. S, banues në Prrenjas, dhunoi fizikisht dhe kanosi me armë zjarri një person, për t’i marrë një shumë prej 3 mijë eurosh.
Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe dy aparate celulare.
“Ndaj të riut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...