Google ADS

Kandidati për deputet kërcënohet me armë në kokë: Tërhiqu nga gara

21:54 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Një kandidat për deputet në qarkun e Lezhës është kërcënuar me armë që të tërhiqet nga kandidimi.

Sipas kallëzimit të kandidatit, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona, tre ditë më parë. Ndërsa ai, është paraqitur në komisariat të nesërmen.

Burime nga policia lokale thanë për SYRI.net se kandidati për deputet i një partie të vogël, ka thënë para uniformave blu se ishte duke shkuar në shtëpinë e tij me makinë, kur rreth orës 23.15, në fshatin Grykë Lumi e kanë ndaluar dy persona.

Këta persona, për të cilët ai thotë se nuk ka arritur ti njohë pasi kanë qenë të maskuar, e kanë kërcënuar me pistoletë duke i kërkuar që të tërhiqej nga kandidimi. Më vunë pistoletën në kokë, mësohet të ketë thënë ai. Pasi është lënë të largohej, kandidati për deputet ka bërë denoncimin në komisariatin e Lezhës.

Pas kallëzimit, Policia ka nisur një hetim për po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme