Deputetja demokrate Jorida Tabaku komentoi edhe zërat për një kandidim të mundshëm të saj për Bashkinë e Tiranës.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Tabaku u shpreh se PD do të ofrojë kandidaturën më të mirë për këto zgjedhje, kandidaturë e cila do të përzgjidhet nga një proces i mirë-strukturuar në PD.
“Janë përfolur shumë emra për Bashkinë e Tiranës, sigurisht që ndjej kënaqësi dhe vlerësim por nuk besoj që do të jetë ky rasti. PD ka hapur një proces për kandidimin për Bashkinë e Tiranës ku janë duke u dëgjuar strukturat ku do të ketë konsultime me shumë palë. Ajo që dua të them është që kushdo që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës mua do të më ketë në krah për ti bërë opozitë Erion Veliajt, për ta detyruar që të largohet nga ajo karrige dhe për t’i ofruar qytetit një model politikani ashtu siç e meriton Tirana”, tha ligjvënësja demokrate.
“PD do të ofrojë një kandidaturë shumë herë më të mirë se ajo që ofron sot Bashkia e Tiranës dhe e përsëris kushdo të jetë kandidatura unë do të jem në krah, ashtu siç isha me Halim Kosovën për të bërë opozitën më të mirë të mundshme dhe për ti ofruar qytetarëve të Tiranës, dikë që i respekton ata dhe pronat e tyre dhe nuk i nëpërkëmb”, u shpreh ajo./BW
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...