Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar sot në flagrancë një punonjës të policisë së rolit bazë të IEVP-së Fushë Krujë, pasi ka tentuar të fuste kanabis në burgun e Fushë Krujës.
Policia njofton se është vënë në pranga gardiani me inicialet B.M, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi iu gjetën e fshehur brenda në trup një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva.
Njëkohësisht gjatë kapjes në flagrancë të këtij punonjësi policie në bashkpunim me Policisë Vendore Fushë Krujë u ushtrua kontroll në banesën e këtij punonjësi ku në banesen e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.
INFORMACION:
Sot në datë 09.02.2021, nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë së rolit bazë të I.E.V.P-së Fushë Krujë, B.M, i datëlindjes 26.02.1993, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.
Arrestimi i këtij punonjësi u bë pasi në datë 09.02.2021 rreth orës 07:30 gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm këtij punonjësi iu gjetën e bllokuan një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, lëndë narkotike të fshehur në trup.
Kapja në flagrancë e këtij punonjësi u bë nga SH.K.B.B-ja në bashkëpunim me I.E.V.P-në Fushë Krujë. Kontrolli i imtësishëm i këtij punonjësi dhe kapja në flagrancë u bë pas indicieve dhe informacioneve që disponoheshin që më parë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të I.E.V.P – së Fushë Krujë.
Njëkohësisht gjatë kapjes në flagrancë të këtij punonjësi policie në bashkpunim me Policisë Vendore Fushë Krujë u ushtrua kontroll në banesën e këtij punonjësi ku në banesen e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.
Nga ana e SHKBB-së po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të Policisë B.M, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324/a i Kodit Penal./TCH
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...