Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 21-vjeçar, M. H., u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik nga “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Edhe bashkëmoshatari i tij, F.V., u arrestua për të njëjtën arsye.
Edhe një 34-vjeçar, E.P., ra në pranga pasi gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe një mjet prerës (thikë metalike);
Po ashtu, dy 26-vjeçarë, K. Xh. dhe D.C., u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa./TopChanel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...