Një 35-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një makine. Ngjarja ka ndodhur në kodër Kamzë, Tiranë.
35-vjeçari, banues në Bathore është gjetur i pajetë brenda një makine me targa të huaja.
“Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve./tch
Drenica e zyrtarizon Sokolin si trajner
Rriten rastet e kancerit të gjirit në Gjirokastër, në 9 ditë...
OKB: Mbi 5 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore në...
Haxhiu takon Trendafilovën, flasin për punën e Dhomave të Sp...
Përqafim i ngrohtë mes Osmanit dhe Ramës
Gjuriqi takon Kasanofin, i flet për “mbijetesën e serbëve në...