Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti broçkull kozmike ngritjen e një kampi ISIS.
Madje Rama kishte dhe një mesazh për ndonjë europian që e propozon qoftë dhe për shaka.
“Broçkulla kozmike e 600 mijë ushtarëve të ISIS që do vijnë në Shqipëri. ISIS nuk i ka 600 mijë ushtarë në terren se po shkatërrohet, jo më të ketë 600 mijë pasagjerë që presin avionët e të vijnë në Shqipëri” – tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ndërkohë s’ka si ti shkojë në mëndje kujtdo qoftë në Europë që të mendojë që Shqipëria mund të bëhet një megapikë grumbullimi qoftë dhe për 600 mijë refugjatë të zakonshëm”
S’ka sesi. Edhe sikur të çmendet ndonjëri në Europë e ta bëjë këtë shaka ne do buzëqeshim me keqardhje dhe do i sugjerojmë psikiolog, por nuk mund dot të imagjinojmë gjëra të tilla.
Rama krahason opozitën me Esad Pashën
“Mirëpo ajo çka mbetet është se Esad Pasha ka gjetur më në fund pasardhës. 100 vjet në varr i hidhëruar pa pasardhës, më në fund i ka gjetur. Pasardhës që janë gati të hedhin çdo ditë bomba me tym e helm për qytetarët e këtij vendi me shpresën e dëshpëruar se qytetarët do të çmenden e do të shkojnë pas berihait duke shkuar në këto marrëzi të shitjes së detit dhe 600 mijë ushtarëve të ISIS në Shqipëri. Por kur erdhi Babalja hero i luftës kundër krimit çdo gjë mund të vijë prapa. Megjithatë, siç thuhet, -nuk e di në greqisht, por në shqip- qentë le të lehin karvani të shkojë përpara” – vijoji më tej Rama. /OraNews
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...