Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që ndodhi sot në HEC-in e Moglicës në Gramsh, ku një kamion ra ka 100 metër lartësi dhe përfundoi në humnerë.
‘News24’ shkruan se ka dyshime se ngjarja ka qenë e qëllimshme.
Mendohet që shoferi e ka hedhur qëllimisht kamionin në humnerë, në shenjë hakmarrje pasi ishte pushuar nga puna.
Siç u raportua edhe më herët, kamioni ra në humnerë në vendin e quajtur ‘Maliq Opar’. Ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Maliq
Informacion paraprak.
Më datë 30.05.2018, në Moglicë, dyshohet se një mjet tip kamion që i përket një firme ndërtuese të Hidrocentralit të Moglicës, me drejtues shtetasin B.K, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash në një përrua.
Nga të dhënat e para, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara se sa ky i fundit të dilte nga rruga.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...