Dy persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare në Kapshticë. Sipas informacioneve mësohet se të arrestuar janë një doganier dhe një tjetër shtetas pasi dyshohet se do të lejonin kalimin e një kamioni kontrabandë.
Ndër të tjera mësohet se ka qenë AMP e cila ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare.
I ndaluar është doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth 3 ton djathë kontrabandë.
Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të tjerë të përfshirë. Pritet komunikata zyrtare e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore mbi rastin./abcnews.al
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...