Në intervistën e parë televizive, pas shkarkimit si ministër Ylli Manjani sqaroi në detaje largimin të tij nga qeveria.
Ai pranoi se shkarkimin ia komunikoi vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt për dorëheqje apo për shkarkim me kryeministrin, Edi Rama.
“Meta më bëri të ditur situatën e vështirë që kishte krijuar standardi im si ministër në raport me kryeministrin dhe më tha se mund të zëvendësohesha dhe unë rashë dakord. LSI gjykon më mirë se unë. Metës do ia jepja në çdo çast dorëheqjen, por jo Ramës. Unë nuk kisha kryer asnjë krim. Ndaj refuzova dorëheqjen dhe dola fola. Duhej të flisja, sepse nuk u hoq drejtori i burgut te Vaqarrit, por Ministri i dytë i Drejtësisë, pas Naços”, – sqaroi Manjani gjatë një interviste për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Dritare”.
Manjani i qëndroi dhe e përsëriti deklaratën e tij në lidhje me videot e ministrave me të dashurat në “Santa Quaranta”, hotelin e Klement Balilit, të cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”.
“Po, më ka rënë në dorë dhe ishin të shërbimeve sekrete,” – tha ai, duke pranuar se nuk do të fliste për to, por për faktin se nuk qe ai përgjegjës për moskapjen e Balilit, por policia e shtetit.
“Ka një datë, 17 maji 2016, kur Interpoli lëshoi urdhër-arrest. Interpol Albania ka pasur dhe ka detyrë ta arrestojë. Policia nuk e ka arrestuar dhe policia mos t’i bjerë anash sepse janë alibi që nuk justifikohen. Jam i vetmi zyrtar që kam kërkuar sistematikisht arrestimin e Balilit. Arrestimin e bën policia, e bën Ardian Çipa. Policia u mundua t’i hedhë fajin prokurorisë por, ishte faji i saj, i policisë së shtetit.”, – tha Manjani.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...