Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me gazetarin Arion Sulo në emisionin “Open” pasi u përmendën ryshfetet në spitale. Sulo i tha se i ka ndodhur edhe atij që të paguajë në mënyrë që të marrë shërbimin dhe Rama i tha se duhet të arrestohet sepse është bashkëpunëtor në një krim.
Sulo: Unë kam paguar ryshfet në spitale.
Rama: Ti duhesh arrestuar. Është turp që e thua.
Sulo: Të vdisnin njerëzit?
Rama: Nuk ka shans të kesh paguar. Nuk ka shans të kesh paguar ryshfet.
Sulo: Po ti nuk ke si ta dish?
Rama: Jam i bindur 100%. 1000%. Nuk je i bindur.
Sulo: Do rrezikoja jetën e personit…
Rama: Ti ju thua shqiptarëve që kjo është rruga e duhur. Kjo është turp. Ti paguan ryshfet e më kërkon llogari mua. Ti pasi e zgjidhe problemin e jetës, ta denoncoje. Nuk marrin lekë të gjithë mjekët. Ai që merr lekë në spital, është kriminel. Kush fut dorën tek xhepi i atij që është në hall, bën krim. Dhe ti që e ndihmon je bashkëpunëtor në krim.
Sulo: Pse është hera e parë që dëgjon se ka mjekë që bëjnë shërbimin në këmbim të parave
Rama: Jo nuk është hera e parë, por theksoj që duhet të shkoni të denonconi.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?