Një qytetar shqiptar i cili kaloi infeksionin Covid-19 dhe u kurua në Austri, tregon për lexuesit përvojën e tij, kurat që jepnin në Vjenë dhe sidomos, tri gjëra që duhen pasur parasysh.
“Tre gjera jane te rendesishme per te gjithe por ne vecanti per ato mbi 40 vjec. Matja e oksigjenit ne gjak sa me shpesh qe nuk eshte mire te kalojë poshte 90, ruajtja e temperatures konstante dhe themelore qe nuk duhet nenvleresuar eshte perdorimi i holluesit ne gjak deri sa te kalojne 14 dite dhe fillon levizja e zakonshme. Pas dites së 14 fillon mjekimi per disa dite me antibiotik dhe ilaçe te tjera qe rekomandon mjeku pas nje analize gjaku komplet”, detajon Avni Ponari, biznesmen në Tiranë.
Ai shpreh shqetësim dhe për rihapjen e shkollave duke sugjeruar se ato do të kthehen në vatra masive infektimi me COVID-19.
Paralajmërimi që jep ai për hapjen e shkollave vlerëson se fëmijët mund ta çojnë infeksionin në 60% të popullsisë ku pavarësisht se vetë janë të mbrojtur, e transmetojnë tek familjarët dhe të afërmit.
Reagimi i plotë i Avni Ponarit:
Po ju shkruaj jo si mjek miqte e mi por si njeri nga milona qe kemi kaluar Covid-19. Nje virus shume i rrezikshem dhe i pa njohur per te gjithe perfshire dhe mjeket. Mora shkas nga nje miku im i cili sapo kishte bere scanerin e dyte, me erdhi keq per te por këtë gabim e bera dhe une, skaneri nuk sheron dhe nuk ndihmon mjekun ne sherimin nga Covid-19. Në spitalin austriak nuk me pyeten as me bene scaner madje kur ua dhashe te regjistruar nuk ma pane fare.
Dhjete dite ne sitalin e Vjenes pervec nje ilaci anti viral qe ul fuqine e virusit sipas eksperiences tyre 30 deri 40 %, nuk kishte asgje tjeter pervec vitaminave.
Diten e pare me pyeten nëse kisha telefon dhe karikues me vete dhe nëse nuk kisha do ma jepnin. Mjeket dhe personeli hynin ne dhomen time me nje pale veshje mbi veshjen anti covid dhe i linin ne dhomen time per tu veshur ne korridor per te hyre ne dhomen tjeter pasi dezinfektonin duart. Pra s’kishte asnje mundsi shkembimi virusi nga njeri pacient te tjetri.
Tre gjera jane te rendesishme per te gjithe por ne vecanti per ato mbi 40 vjec. Matja e oksigjenit ne gjak sa me shpesh qe nuk eshte mire te kaloj poshte 90, ruajtja e temperatures konstante dhe themelore qe nuk duhet nenvleresuar eshte perdorimi i holluesit ne gjak deri sa te kalojne 14 dite dhe fillon levizja e zakonshme. Pas dites 14 fillon mjekimi per disa dite me antibiotik dhe ilace te tjera qe rekomandon mjeku pas nje analize gjaku komplet.
Prandaj cmimi per nje skaner eshte bere 50 mije leke gati trefish dhe me e keqja eshte demi rrezatues qe skaneri shkakton. Kjo semundje mjekohet me mire ne shtepi dhe mos degjoni as ato qe thone se eshte nje grip i zakonshem as ato qe thone se nuk eshte asgje dhe tua heqin vemendjen nga kujdesi. Per mua hapja e shkollave do coje infeksionin deri 60 % te popullsise pasi femijet jane te mbrojtur por do sjellin virusin neper dhtepi tek prindrit e tyre. Ju thash sjam mjek por ju dhash eksperiencen time qe ishte jo e kendshme.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...