Shqipëria do të ketë një zë më të fortë në tryezat për sigurinë e kontinentit falë një marrëveshjeje të firmosur të mërkurën në Bruksel.
Të pranishëm në ceremoninë për “Partneritetin për Sigurinë dhe Mbrojtjen” ishin kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas.
Dokumenti për gatishmërinë dhe angazhimin për asistencë në rrugën e integrimit u firmos nga Kallas, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Kallas theksoi se kontributi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s do të jetë me vlerë në këtë bashkëpunim të ri.
“Është gjë e mirë që e nisim këtë samit me Ballkanin Perëndimor me ceremoninë e nënshkrimit. Ne i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë direkt dhe duam të bëjmë më shumë nëpërmjet kësaj marrëveshjeje për sigurinë e përbashkët. Kjo tregon se Shqipëria do të jetë në të gjitha tryezat ku do të diskutojmë për sigurinë e Europës dhe gjithashtu na lejon të shkëmbejmë më lehtësisht informacionet, na lejon ta shtrijmë bashkëpunimin tonë në luftën kundër sulmeve kibernetike, keqinformimit dhe mbrojtjen kundër terrorizmit,” u shpreh diplomatja europiane.
Ceremonia u mbajt para samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet sot (18 dhjetor), kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vëmendjen e Unionit ndaj vendeve të rajonit. Sipas axhendës publike, temat kryesore të diskutimit do të jenë: rritja e integrimit BE-Ballkani Perëndimor përmes planit të rritjes, thellimi i angazhimit politik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë./rtsh
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...