Kala Festival elektrizon atmosferën në Dhërmi

16:13 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Për herë të parë, bregdeti i Shqipërisë do të ketë sivjet organizime cilësore ndërkombëtare të muzikë, duke hapur etapën e re të sjelljes së festivaleve ndërkombëtare të cilat përveç atmosferës për pjesëmarrësit janë edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Më 20 deri 27 qershor 2018, në Dhërmi do të mbahet festivali i parë ndërkombëtar i muzikës elektronike në Shqipëri i quajtur “Kala”.

Në këtë festival e kanë konfirmuar pjesëmarrjen emra të njohur të muzikës si Todd Terje, The Black Madonna, Roy Ayers, Tama Sumo, Lakuti, Moodyman, Underground Resistence dhe Tom Misch.

Organizatorët e këtij festivali të muzikës elektronike kanë paralajmëruar shumë surpriza dhe e kanë përshkruar bregdetin e Shqipërisë në faqen zyrtare të festivalit si një zonë të mahnitshme që duhet vizituar patjetër.

Organizimi i këtij festivali ndërkombëtarë në Shqipëri, sipas organizatorëve, ka për qëllim ndër të tjera edhe që ta promovojë turizmin dhe kulturën shqiptare në botë.

Në këtë festival pritet të marrin pjesë të rinj nga të gjitha vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria si vend nikoqir, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, ndërsa biletat e festivalit kanë filluar tashmë të shiten edhe online në ueb faqen eventbrite.com.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme