Fundjava ka rritur ndjeshëm fluksin e lëvizjes në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë ditës së shtunë dhe të diel nëpërmjet kësaj dogane kanë hyrë në vendin tonë si dhe kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë rreth 15 mijë persona.
Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 7208 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 4309 në hyrje dhe 2899 në dalje, si dhe 2172 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1278 në hyrje dhe 894 në dalje.
Pjesa më e madhe janë bashkëatdhetarët tanë që kthehen nga Greqia për pushime në vendlindje.
Falë masave të marra nga Policia Kufitare në Kakavijë si dhe nga pala greke në sportelet e dokumentave, nuk janë regjistruar radhë pritje./euronews
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...