Kabina elektrike që rrezikon jetën e banorëve

18:11 | 26 Maj 2019
Arbresh.info

Më shumë se 1000 banorë rrezikohen nga amortizimi i kabinës elektrike në fshatin Dersnik të rrethit Korçë.

Siç shihet edhe në pamje kabina e tensionit të lartë është në gjëndje të degraduar e cila daton prej vitit 1960.

Situata agravohet më tej pasi ndodhet shkolla 9-vjecare ku fëmijët kërcënohen nga rreziku që mbart kjo kabinë.

Prindër: Po të rrezikuar ndihemi sa s’ka ku të vejë më. Po na zuri fëmijët të rrojmë ne pastaj, të rrojnë pleqtë.

Kabina është rrezik. Sot po nesër po ra do bëhet një dëm që nuk e merr me mend.

Fëmijët: Unë kam shumë frikë atje të loz, sepse ne mund të vritemi atje dhe ajo mund të bjerë.

Banorët thonë se pavarësisht ngritjes së shqetësimit askush nuk ka marrë masa për riparimin e saj.

Banorë: Ne jemi si fshat i persekutuar që na heqin ballistë, ballistë,m ballistë edhe s’na e var njeri teneqen hiç.

E kanë bërë gati për të vënë natë transformatorin e ri në shtyllë. Kanë rreth një vit kështu, sot nesër, sot nesër.

Ne nuk na ndihmon njeri, edhe këta të pasur që kemi pasur ne këtu në fshat na janë larguar.

Nga ana tjetër të kontaktuar nga RTV Ora kreu i OSHEE-së në Korçë, Artur Qeramixhiu pranon situaten ndërsa thekson se është miratuar projekti për rikonstruksionin e kabinave në fshatra

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme