Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka ironizuar aktoren Monika Lubonja, e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Lubonja, e cila ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt dhe paguhet jo pak, por diku te 1.5 mln lekë rrogë në muaj.
Artan Hoxha, i ftuar në “ABC”, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda “Big Brother VIP”.
“Unë them bravo i qoftë atij, se na nxori ca fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptare, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre.
Ne mësuam se si pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit.
Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka tre muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar.
SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...