Me nota mjaft pozitive për të ardhmen integruese të Shqipërisë ka folur sot në Tiranë presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker.
Pas një bisede që pati në kryeministri me shefin e qeverisë Edi Rama, Junker tha se ky dialog i shërbeu si një konfirmim se vendi i natyrshëm i Shqipërisë është në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. “Dal nga bisedimi me kryeministrin duke konfirmuar se vendi i natyrshëm i Shqipërisë është në gjirin e BE-së”, tha Junkcer.
Presidenti i KE-së tha se takimin e parë me Ramën e ka pasur kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës, dhe në atë kohë fjalët që ka dëgjuar për të nuk kanë qenë të mira. “Dëgjova rezervat që shprehën të tjerët në lidhje me të”, tha Junkcer.
Por tashmë me reformat e ndërmarra nga qeveria, Junkcer tha se situata ka ndryshuar për mirë.
Presidenti i Komisionit Evropain tha se nuk mund të japë një datë për celjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, por shtoi se KE d të jetë gjithmonë partnerë në rrugën e reformave që vendi ynë ka ndërmarrë.
“Shqipëria është vend mik, aleat dhe partnere që kanë perspektive evropiane.
Shqipëria është një vend thellësisht evropian, por ne jemi ndarë nga të papriturat e historisë për një kohë të gjatë. Por tani nuk duhet humbur shumë kohë sa na është dashur për tu ndarë. Është koha për ta rishikuar historinë nëpërmjet pajtimit. Konstatoj që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progresin se ka ndërmarrë shumë reforma, në jetën tuaj kombëtare, të cilat janë mbresëlënëse.
Është e thjeshtë t’iu them një datë për negociatat por nuk është ky qëllimi im, vetëm të inkurajoj Shqipërinë për reformat e rëndësishme që janë marrë në vetting, kundër krimit etj.
Ne do jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin.
Vetëm mund të inkurajoj atë që, Shqipëria kërkon t’i japë fund konflikteve territoriale se kjo është një
provë që Shqipëria dëshiron të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së”, u shpreh presidenti i KE-së.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...