Presidenti i Komisionit Evropian Juncker ka deklaruar se është i mendimit se procesi zgjedhor në Shqipëri duhet kryer më 30 qershor, pasi në të kundërt do të penalizonte perspektivën europiane të vendit.
Juncker: Rëndësia e unitetit politik, të gjitha partitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres. Unë nuk dua të ndërhyj në këtë proces zgjedhor. Unë kam ndarë pikëpamjet e mia. Zgjedhjet duhet të ndodhin. Qytetarët duhet të shprehen me votë, por ne nuk do të interferojmë në këtë proces. Zgjedhjet duhet të mbahen dhe nëse nuk mbahen mund të ndikojnë në perspektiven evropiane të Shqipërisë.
Gjatë një konference për shtyp mes tij dhe kryeministrit Rama në Bruksel, kreu i Komisionit Evropian është shprehur se BE është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë në verë apo vjeshtë, pavarësisht se disa nga vendet kanë disa shqetësime për Shqipërinë.
Juncker: Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objkektive, Shqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t’u kaluar. Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime. E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë cdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull. /Express
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës