Google ADS

Jozefina Topalli: Largohem nga politika nëse nuk marr asnjë mandat

23:53 | 12 Prill 2021
Trina Galanxhi

Njësoj si kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, edhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli do të largohet nga politika nëse nuk merr asnjë mandat më 25 prill.

Topalli deklaroi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se do të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.

“Do të tërhiqem nga jeta politike nëse nuk marrim asnjë mandat, unë besoj se do të jemi faktor. Nëse gabohem, do të mbaj unë përgjegjësi. Kur gjërat shkojnë keq, ka vetëm një rrugë, të bëhet ndryshimi.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme