Jozefina Topalli është e sigurtë që paratë në kompanitë offshore i kaloi Lulzim Basha.
Madje sipas saj, me këtë çështje po vendoset me pa të drejtë një njollë e errët mbi Partinë Demokratike, megjithëse vendimi ka qenë i Lulzim Bashës dhe jo i forumeve.
“Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore. Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore. Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së, të sqarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar, në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë.
Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha. Çfarë janë këto firmat offshore dhe pse nuk i koordinojnë shifrat, ndryshe i paraqet shifrat kompania Muzin dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, vendos një pikëpyetje të madhe dhe dyshime të errëta.
Të vendosësh mbi PD-në re kaq të zeza për para që s’ua dimë burimin, është imediate, nuk ka pse t’i hedhë baltë tjetër PD-së, Lulzim Basha të dalë dhe të sqarojë” tha Topalli në një intervistë për Radio Shkodra./lapsi/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...