Google ADS

Jo vetëm Valdrin Pjetri, edhe 7 kryebashkiakë të tjerë të dënuar

21:28 | 18 Gusht 2019
Arbresh Info

Valdrin Pjetri është vendosur në qendër të akuzave të opozitës, por nuk është kryebashkiaku i vetëm socialist i dënuar më parë.

Në formularët e dorëzuar në KQZ, 7 nga 61 kryebashkiakët e dalë nga votimet e 30 qershorit kanë pranuar se qenë të dënuar më parë, ndërsa 8 të tjerë kanë ndryshuar gjeneralitetet.

Kryebashkikau i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar plot 4 dënime nga Gjykatat e vendit. Ai është dënuar me 3 vite burg nën akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ka edhe dy dënime me 10 muaj e 1 vit heqje lirie për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Pavarësisht dënimeve të shumta, Adriatik Zotkaj mori për të pestën herë drejtimin e Bashkisë.

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka deklaruar një ndalim në vitin 1996, ndërsa në 2010-2011 ai është hetuar për trafik narkotikësh në Itali.

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ish-efektivi i gardës i akuzuar për shpërdorim detyre në ngjarjen e 21 janarit, në formularin e dekriminalizimit, ka deklaruar se në vitin 2000 ka qenë azilant në Angli.

Ish-deputeti Pjerin Ndreu, tashmë kryebashkiaku i zgjedhur i Lezhës, është marrë në pyetje nga prokuroria në vitin 2004 për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, por më pas është shpallur i pafajshëm, raporton Ora.

Në Pustec, Pali Kolefski është dënuar me 35 000 lekë gjobë për kanosje, ndërsa Haxhi Memolla, i zgjedhur në Rrogozhinë, është përfshirë në aksident rrugor, ndërsa gjykata ka vendosur pushimin e çështjes.

Tërmet Peçi, i zgjedhur në Tepelenë është dënuar me 100 000 lekë gjobë për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Por të shumtë janë kryetarët e bashkive që kanë ndërruar gjeneralitetet.

Krybashkiaku i Vorës Agim Kajmaku më parë është quajtur Jorgo Toto, Mark Babani i Vaut të Dejës, ka mbajtur më herët mbiemrin Babaj. Edhe Redjan Krali, kryetari i bashkisë Kavajë ka kryer ndryshime atësinë nga Vasil në Gjergji.

Gjolek Guci në Memaliaj më parë është quajtur Spiro Kuremenos, edhe pse ka emigruar vetëm 1 vit në Greqi.

Ilir Xhakolli në Pogradec ka kryer ndryshim të mbiemrit, pasi më parë ai ka mbajtur mbiemrin Xhako. Nuri Belba në Prrenjas është quajtur me herët Nuredin, ndërsa kryebahshkiaku i Finiqit, Kiço Kristo ka patur mbiemrin Katrani.

2 krybashkiakë të tjerë që kanë ndërruar mbiemrin janë ai i Sarandës, Adrian Gurma dhe i Kolonjës, Erion Isai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme