Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha deklaroi sot se një shoqëri që nuk harron të kaluarën diktatoriale nuk pranon xhelatët në jetën publike.
Kryetari i PD-së, Basha ka nisur sot nga “Çadra e Lirisë”, betejën për të penguar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa, për të marrë detyrën e ministrit me pretendimin se ai ka qenë hetues i diktaturës komuniste.
Sot në “Çadrën e Lirisë”, në prani të të përndjekurve politike, Basha u shpreh se “e vetmja perspektivë evropiane, është largimi i Edi Ramës, dhe krijimi i qeverisë teknike pa persona që kanë lyer duart më gjakun e shqiptarëve. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve”.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...