Stina e nxehtë ka hyrë dhe qytetarët duhet të bëjnë me shumë kujdes në përdorimin e gazit të lëngshëm, për të shmangur aksidentet.
Duke qënë se është një produkt që mbahet në enë nën presion temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e volumit. Sipas Inpektoratit Shtetëror Teknik, blerja e gazit duhet bërë veten në shitës të autorizuar, jo në karburante dhe asnjëherë mbushja të mos kalojë më shumë se 80 përqind kapacitetit të bombolës.
“Është e domosdoshme që pas montimit të kontrollohet hermetizimi i bombolës së gazit me shkumë sapuni. Pasi vendoset bombola bëhet hapja e gazit dhe bëhet ndezja e sprucatorit, njëkohesisht kemi marrë garanci që s’ka rrjedhje, tubi nuk duhet të kalojë 1,5 metra dhe s’duhet të ketë përthyerje dhe kontakt me vatrën”, thotë për TCH Niko Petro, inspektor i ISHT-së.
Për tregtarët e mëdhenj është e detyrueshme lagia me ujë gjatë ditës së depozitave të gazit. kurse restorantet do të jenë në kontrollin e Ispektoratit.
“Është e detyrueshme për të gjithë bizneset që të mos mbajnë bombolat e gazit në ambientet e gatimit, duhet t’i kenë jashtë ndërtesës dhe në strehë”, tha Petro.
Por çfarë duhet bërë nëse diktojmë rrjedhje gazi?
“Nëse diktohet që ka rrjedhje veprimi parë që kryhet është që bëhet menjëherë mbyllja e bombolës, ajrimi i ambienteve. Kuptohet që gjatë rrjedhjes së gazit është e ndalur përdorimi i mjeteve elektronike, është e ndaluar përdorimi i celularit, çelësat elektrikë, sepse kanë premisa që mund të krijojnë eksplozione”, thotë Petro.
Nga 2005 përdorimi i gazit të lëngshëm në Shqipëri është 4-fishuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...