Google ADS

Jetonte vetëm pas divorcit, 57 vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij

10:59 | 18 Janar 2019
A. B.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në Memaliaj.

Mësohet se viktima është Jorgo Gjoka i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit.

Ai jetonte i vetmuar prej disa vitesh pas divorcit me gruan.

Nga të dhënat e para mësohet se Gjoka ka ndërruar jetë tre ditë më parë dhe vetëm sot në orët e para të mëngjesit është gjetur nga fqinjët në fazën fillestare të dekompozimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme