Në Ditën Kombëtare të Jetimëve salla e Parlamentit u mbush me fëmijë që për një orë zëvendësuan në mënyrë simbolike ligjbërësit e Shqipërisë.
Nevreze Xhelili nga Kozara e Kuçovës ishte në sallë bashkë me vajzën. Organizatorët i morën në mëngjes dhe pas aktivitetit do t’i kthejnë prapë në fshat.
Nëna e 4 fëmijëve që mbetën jetimë me humbjen e babait në aksident tregon pak nga jeta e përditshme.
“Na thanë që do të na japin ndonjë pako, por se çfarë nuk e dimë. Gjendja e jetimit sot është skandaloze. Paguaj lekët e librave dhe nuk më kthehen. Marrim 70 mijë lekë pension nga babai. Jam pa punën, tokën nuk e punoj dot”, shprehet për Top Channel Nevreze Xhelili.
Asimja është një zonjë tjetër e ardhur nga fshati Tapi i Kuçovës.
“Po presim mos na japin ndonjë gjë. Vetë jam me epilepsi, edhe djalin e kam ashtu, një vajzë e kam të verbër”, shprehet Asimja.
Ndërsa brenda sallës mbaheshin fjalime, jashtë godinës ishin grumbulluar pak protestues.
Alberti është një jetim nga Shkodra që punon si sanitar në jetimoren ku u rrit vetë.
“Jetimët jetojnë për faqe të zezë në konvikte, e pas moshës 18 vjeç i mbaron jeta”, shprehet Alberti.
22 vjet më parë parlamenti shqiptar miratoi ligjin e statusit të jetimit që ofron shërbime deri në moshën 25 vjeçare.
“Përfiton strehim falas, bursën e shkollës. Sot nuk përfiton asgjë”, shprehet ai.
Po përse duhet të përgjigjet shteti pas moshës 25 vjeçare?
“Unë po punoj, por edhe shteti duhet të më ndihmojë sepse unë kam asnjë familjar”, thotë Alberti.
Ndërsa një protestues tjetër thotë se nuk kërkon dreka e darka, por punë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...