Google ADS

Jetë luksoze nga droga e grabitjet, kërkohet burgim për shqiptarët

21:52 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Në një gjykatë në Francë ka nisur të hënën (13 shkurt) ka nisur procesi gjyqësor ndaj një grupi e madh të drogës si dhe të vjedhjeve të shumta në Dordogne.

Mediat franceze shkruajnë se prokuroria ka kërkuar një dënim prej më së paku 6 vite burg ndaj shqiptari Ylber Cenaj, 34 vjeç, dhe pas kësaj t’i ndalohet hyrja në territorin francez.

E një masë burgimi është kërkuar edhe ndaj një shtetasi francez. Gjithashtu, dënimi me 6 vite burg është kërkuar edhe për vëllanë e shqiptarit, Elion Berdeli, shqiptaro-francez dhe ndalimin e qëndrimit të tij në Dordogne  për 10 vite.

Gjithsej, tetë person janë nën akuzë në këtë proces gjyqësor, ndërsa i akuzuar për vjedhje është edhe 24 vjeçari shqiptar Shqiprim Gashi, për të cilin është kërkuar 4 vite burg me dy vite të pezulluara. Për të gjithë, prokurori kërkoi konfiskimin e pasurisë së sekuestruar.

Zbulimi i magazinës së drogës- Mediat franceze shkruajnë gjithashtu se policia gjeti një magazinë ku kultivohej lëndë narkotike kanabis sativa, e cila prodhohej disa herë në vit. Dhjetëra litra benzinë përdoreshin çdo ditë për gjeneratorët me të cilët fabrika furnizohej me energji. Në fabrikë ishte investuar rreth 10 mijë euro.

Gjatë aksionit, u gjetën 170 bimë kanabis, vlera e të cilëve ishte rreth 200 mijë euro në shitjet me pakicë, ndërsa u sekuestruar edhe kokainë, ekstazi, pistoleta dhe lëndë të llojeve të ndryshme droge, municione, etj.

Grabitjet -Përveç drogës, grupi kishte kryer edhe një sërë grabitjesh, si automjete luksoze, një kamion, katër shtëpi, celularë, bizhuteri, kompjutera e armë si dhe 45 mijë euro.

Jeta luksoze – Mediat franceze bëjnë me dije se shqiptari kishte hapur edhe dy dyqane të veshjeve të shtrenjta në Shqipëri, ndërsa ka mohuar vazhdimisht akuzat. Ishte analiza e ADN-së e gjetur në një dhomë. Ai kryente udhëtime të shpeshta në Lion me mercedez të shtrenjtë, duke mos justifikuar dot mënyrën e jetesës së tij.

Ndryshe, vëllai i tij Erion Bereli ka pranuar se kishte shitur gjatë një viti një kg drogë, e cila vinte nga Shqipëria, ku blihej me 3000 euro kilogrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme