Profesori Jean Paul Champseix që ka dhënë mësim në komunizëm në Shqipëri ka treguar sot përvojën e tij në vendin tonë.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Champseix tregon përvojën e tij me Sigurimin e Shtetit dhe se nëse është përgjuar apo jo.
Autorizimin për të lëvizur. Ju shoqëronte gjithmonë një shqiptar?
Jo. Jo, jo.
Ju ndiqnin?
Shumë rrallë.
Shumë rrallë.
Na ndoqën vetëm një herë, sepse kishim dikë nga ambasada në makinë.
Pra, ndiqnin ambasadën si institucion, por jo profesorët.
Pikërisht.
E ndienit praninë e Sigurimit gjatë 8-të viteve që qëndruat në Shqipëri?
Po. Na kishin paralajmëruar. Na kishin thënë se kishim përgjues në apartament. Kjo dihej. a kishin thënë gjithashtu se studentët duhej të raportonin rregullisht se çfarë u thoshim ne gjatë leksioneve.
Studentët?
Po. Ishin edhe dy njerëz të Sigurimit që vinin ndoshta çdo 15 ditë në universitet për të mbledhur këto raportime.
Patët ndonjë problem gjatë 8-të viteve me Sigurimin apo autoritetet shqiptare?
Jo.
Kurrë?
Jo, sepse besoj se na respektonin. Ne vetë e dinim se çfarë duhej të bënim dhe çfarë jo. Shqetësimi ynë ishte që të mos komprometonim shqiptarë, studentë, profesorë.
Ju i dinit cilat mund të ishin pasojat.
Sigurisht. E dinim që… E dini çfarë na bëri më shumë përshtypje kur erdhëm në Shqipëri? Frika. Njerëzit kishin frikë dhe kjo perceptohej. Një ditë, për shembull, takuam në rrugë një kolege. Ishte një rrugicë e ngushtë. Takuam një kolege me dy fëmijët e saj. Ajo u zbeh.
Kolege shqiptare?
Një kolege shqiptare. Ajo u zbeh e tëra, dridhej.
Kishte frikë?
Kishte frikë.
Kishte frikë të fliste rastësisht në rrugë me ju?
Po, ashtu është.
Sot, kjo është e paimagjinueshme.
Sigurisht që po. Në atë kohë do ta kishin pyetur: “Çne që u takove me të huaj? Kishit lënë takim? Çfarë kishe për t’u thënë? Të dhanë gjë?”/tvklan.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...