Google ADS

“Jepi fund dhunës” – fushata e OSBE-së për 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore

15:35 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Misioni i OSBE-së në rajon ka lançuar një fushatë ndërgjegjësimi në Shqipëri dhe më gjerë, të quajtur “Jepi fund dhunës”, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Dhuna ndaj grave është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut e megjithatë, ajo mbetet një fenomen mjaft i përhapur në të gjithë botën, duke mos përjashtuar as Shqipërinë.

Fushata bazohet në gjetjet kryesore të Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, ku morën pjesë 1,800 gra nga Shqipëria. Atë mund ta ndiqni në rrjetet sociale të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në Twitter dhe Facebook, si edhe në Instagramin e OSBE-së.

Ne ju inkurajojmë të bëheni pjesë e fushatës, dhe të ftoni lexuesit e popullin e gjerë të bashkohen me nismën për të thyer heshtjen dhe për t’i dhënë fund dhunës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme