Google ADS

“Jep dorëheqjen tani live”, Kreshnik Spahiu i kërkon Gent Cakajt të dorëhiqet live në emision

23:49 | 17 Tetor 2019
L G

Në lidhje direkte në Open Kreshnik Spahiu i ka bërë një thirrje ministrit në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj.

“Kur të gjithë e sulmonin, unë i kam bërë një letër publike presidentit Meta ku me pika i kam kërkuar Metës të dekretojë Gent Cakaj. Sot në qoftë se kemi një përgjigje negative Gent Cakaj të japë dorëheqejn.

Të japë dorëheqejn live tani në studio. Genti jep dorqëheqjen. Ti do të kthehesh përsëri në politikë. Kjo të shërben ty dhe shqiptarëve. Gent jap dorëheqjen tani live në studio. Thuaj dorëhiqem”- i kërkoi Spahiu, ministrit Cakaj.

Në siklet të madh Cakaj tha se kam qenë i qartë në komunikimiet e mia publike dhe asnjëherë nuk kam marrë përsipër hapjen e negociatave. Negociatat nuk hapen për arsye të politikave të brendshme të BE-së./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme