Jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë Himarë, Blerina Bala

11:11 | 5 Qershor 2024
E.H

Kryetarja e Bashkisë Himarë në Shqipëri, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Dorëheqja e saj është zyrtarizuar këtë të mërkurë (5 qershor), teksa nuk bëhen me dije arsyet e këtij vendimi të Balës.

2 emrat e diskutuar për të marr drejtimin janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ndërsa ky i fundit u emërua edhe nënkryetar i Bashkisë Himarë pak ditë më parë.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të do të kalojë sërish në këshill Bashkiak.

Blerina Bala u zgjodh më 19 mars si drejtuesja e përkohshme e Bashkisë Himarë, pas dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro, i cili njoftoi largimin nga detyra një ditë pas arrestimit me urdhër të SPAK.

Goro qëndroi në këtë detyrë për shkak se kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri u arrestua dhe ndodhet në burg i akuzuar për blerje votash./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme