Protesta e opozitës e kësaj të shtune në Tiranë ka bërë jehonën e medieve italiane.
“Corriere della Sera” shkruan se “protesta e 12-të e opozitës së qendrës së djathtë ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohshme dhe largim të qeverisë socialiste të akuzuar se fitoi pas lidhjeve me krimin e organizuar. Policia përdori lëndë lotuese për të larguar protestuesit”.
“Ansa” shkruan se Tirana u përfshi nga incidentet pasi opozita e drejtuar nga Lulzim Basha zbriti sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për të sjellë një qeveri tranbzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Bomba molotov, gurë dhe tymuese u hodhën nga manifestuesit në godinën e qeverisë dhe atë të parlamentit” – raporton “Ansa”.
Ndërsa “RAI” raporton se mbi 1500 policë ishin mobilizuar për manifestimin e së shtunës. “Godinat qeveritare ishin blinduar me forca policie” – shkruan Rai ndërsa shton se prej shkurtit opozita ka braktisur parlamentin duke dorëzuar mandatet e deputetëve.
“Il Messaggero” shkruan se në Tiranë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë e cila përdori lëndë lotuese për të shpërndarë turmat.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...