Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka ndarë pamje nga festa e Kombëtares shqiptare pas kualifikimit në EURO 2024.
Në pamje shihen lojtarët duke kënduar një zëri “Mora fjalë”.
Balla ka shprehur mirënjohje ndaj futbollistëve për emocionet dhe gëzimin e madh që i kanë dhënë popullit shqiptar.
“Mirënjohje këtyre djemve të shkëlqyer për këtë emocion dhe gëzim të madh që i japin popullit tonë, forca Shqipëri”, shkruan Balla.
Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”./Arbresh.info/
Emri i tij u përfol shumë, vjen reagim i Arbër Zenelit sa i ...
Një qytetar nga Shtimja dorëzon në polici para të gjetura
Abdixhiku viziton Drenicën, qëndron në kullën e heroit Ismet...
ZYRTARE: Pas Pejës, Hadar jep dorëheqje edhe nga Kosova
Arrestohet kosovari në Maqedoni të Veriut, dyshohet se e kis...
Trepça nesër nis aventurën në Fiba Europe Cup