Nuk kaloi as këtë herë pa vëmendjen ndërkombëtare protesta e opozitës në Shqipëri.
Televizioni Rus “Russia Today” e përcolli “live” në Facebook, duke treguar në kohë reale demonstruesit e mbledhur përpara Parlamentit, një lëvizje e rrallë kjo nga televizionet e huaja që e kanë në fokus Ballkanin.
Mijëra vetë rrethojnë Parlamentin shqiptar dhe kërkojnë zgjedhje të reja, raporton “Fox News”. Protestuesit, thotë rrjeti i njohur televiziv amerikan, e akuzojnë ekzekutivin për korrupsion dhe lidhje me krimin. Në shkrimin e gjendur në faqen e tij “online”, theksohet fakti që ndërtesa e Parlamentit ishte rrethuar nga qindra forca policore dhe tela me gjemba.
Përmendet gjithashtu edhe djegia e mandateve të opozitës e thuhet në mitingjet e fundit janë përdorur flakadanë dhe drejt forcave të rendit janë hedhur sende të forta, ndërsa ato janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Opozita, vazhdon shkrimi, nuk i ka marrë parasysh thirrjet e BE-së, SHBA-së dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët politikë.
“Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se dalja nga kriza bëhet me një marrëveshje politike me socialistët, pa Ramën kryeministër”, thekson “Deutsche Welle”, ndërsa thekson se kjo e sotmja shënoi protestën e katërt brenda 17 ditësh, nga të cilat 3 me akte dhune nga protestuesit dhe gaz lotsjellës nga policia.
Agjensia kineze e lajmeve Xinhua po ashtu e pasqyroi protestën, duke nënvizuar se tubuesit, të cilët këmbëngulin për zgjedhje të reja, e rrethuan godinën ndërkohë që ligjvënësit po zhvillonin seancë parlamentare.
“Shqipëri, protesta të reja, gaz lotsjellës”, thotë Ansa, që përmend gjithashtu mes të tjerash praninë e madhe policore përpara Parlamentit./TCH
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...