Google ADS

Javën tjetër sërish ndihma, Soreca: Duhet disiplinë për të luftuar COVID-19

15:22 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Bashkimi Evropian do të vazhdojë me ndihma për Shqipërinë për të përballuar luftën ndaj koronavirusit.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ndërsa bën apel për të qenë të disiplinar në këtë luftë, thotë se këto ndihma do të vijnë javën e ardhshme.

“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19 . Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme”, shkruan Soreca në Facebook./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme