Në ditët në vijim, Shqipëria pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte.
Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.
Në këtë mënyrë për ditën e hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në mesditë dhe pasdite.
Për ditën e martë dhe ditën e mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Duke filluar nga dita e enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti (për ditën e enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu edhe për ditën e premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18./tch
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...