Muaji i parë i vitit mbyllet me një bilanc tragjik sa i përket aksidenteve rrugore në Shqipëri.
Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjeksore përgjatë janarit në vendin tonë janë regjistruar 506 aksidente rrugore.
112 prej tyre janë konsideruar me rrezikshmëri të lartë për jetën ndërkohë që 16 persona të përfshirë në to kanë gjetur vdekjen.
Qarku me numrin me të lartë të aksidenteve rrugore është Tirana ndiqet nga Vlora, Durrësi dhe Elbasani.
I fundit në listë qëndron Kukësi me asnjë aksident të regjistruar përgjatë muajit janar dhe Dibra me vetëm një.
Mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i mjetit tej normave të lejuara dhe përdorimi i telefonave gjatë drejtimit të automjetit janë shkaqet kryesore sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjeksore që i kanë ndrërprerë në mes jetën e shumë qytetarëve.
Nisur nga kjo dhe numri në rritje edhe i aksidenteve me pasojë vdekjen apo edhe atyre me rrezikshmëri të lartë për jetën, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, apelon për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjetëvë ndërsa thotë: “Është më mirë të arrini gjysëm ore me vonesë, sesa mos të mbërrini në destinacion!”/abcnews
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...