Mbrëmjen e sotme shefja e Infektivit, kandidate për deputete në listat e PS-së, Najada Çomo pranoi në ABC se vendimet për masat anti-covid i merr qeveria dhe se Komiteti Teknik i Ekspertëve vetëm këshillon. Një gjë të tillë, Elisa Spiropali e justifikon me faktin e përgjegjësisë.
“Mirë mo, patjetër, kush e mban përgjegjësinë? Qeveria. Kush duhet të bëjë detyrën? Qeveria dhe kryeministri. Komiteti i ekspertëve është ngritur për të vlerësuar. Komiteti i ekspertëve është për të këshilluar qeverinë, nuk është Rama as epidemiolog as po lufton me COVID. Janë këta njerëz që kanë dhënë vlerësime mbi masat” tha ajo.
Debati u zhvendos te investimet, ku Elisa Spiropali tha se në prill do të hapet aeroporti i Kukësit, por kush do i paguajë biletat për kuksianët që kryeministri ka premtuar se do të sjellë nga Londra në fluturimin e parë?
“Kompanitë mund të dhurojnë, ka mënyra. Mundet. Fakti është që aeroporti i Kukësit do të jetë aty në prill” tha ajo. Më pas debati në studio ishte i fortë ku nuk munguan momentet e tensionit mes Dumës dhe Spiropalit.
Debati Duma-Spiropali
Grida Duma: Preuani me lekët e korrupsionit. Do të merrem me doganat tani?
Elisa Spiropali: Merru, merru…
Grida Duma: Lëre se të ka dalë emri deri te Departamenti i Shtetit.
Elisa Spiropali: Nuk je as Palokë, as Nokë…
Grida Duma: Nuk jam pra, jam Grida Duma dhe ti e di shumë mirë
Elisa Spiropali: Je një kombinim me Palokës dhe Nokës
Grida Duma: Po, po, po ti nuk je asgjëja pastaj, as mamica nuk bëhesh dot
Elisa Spiropali: Ktheu te vetja
Grida Duma: Pusho, pusho tani…
Elisa Spiropali: Në doganë kam bërë punë më shumë se 20 burra
Grida Duma: Padiskutim që ke bërë punë se je këput./abcnews/
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos