Polis Shehu është fshati i cili ndodhet 25 kilometra larg nga qyteti i Librazhdit. Është një fshat i varfër që ka 300 banorë. Mirëpo, një fenomen që po vihet re së fundmi, është braktisja e shkollës nga vajzat e mitura për t’u martuar.
Dy vajza të klasës së gjashtë dhe njëra e klasës së nëntë sapo janë celebruar. Dy nga ato janë motra. Nëna e tyre ka pak fjalë për të thënë. Shumë të rritur nuk e kanë pritur mirë këtë fenomen. Ka prej tyre që thonë se duhet një ligj për të penguar fejesa e martesa të minoreneve. Por ka dhe nga ato që fajësojnë prindërit e vajzave.
Në të vërtetë, fshati Polis Shehu është një vend që nuk të afron asgjë. Jeta këtu vjen nga ajo pak bujqësi e blegtori.
Por për mësuesit, ky është një alarm. Ata janë të irrituar dhe të ardhmen e zonës e shikojnë të zymtë, me njerëz analfabetë dhe të prapambetur.
Shaban Gjyra thotë se njëra nga vajzat ishte një nxënëse shumë e mirë, nuk duhej të ndodhte pikërisht kështu, të largohej nga bankat dhe të martohej.
Për këtë mësues të irrituar, vendime të tilla në zonat e prapambetura të Librazhdit, po i nxit feja.
Por pavarësisht nëse njëra palë mendon zgjidhje te martesa e hershme e fëmijëve, kurse pala tjetër është kundër, këtu mes maleve të Librazhdit jeta duhet të jetë një ferr.
Edhe përshëndetjet e banorëve nuk duken normale. Kur dikush i huaj shkon në fshatin e tyre, shikojnë si të habitur. Është aq varfëri dhe izolim, saqë askush smund t’u tregojë këtyre njerëzve se si duhet të jetojnë më mirë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...