Johannes Hahn, Komisioner i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, ka folur për fitoren historike të PS në krye me Edi Ramën në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, duke shprehur qëndrimin se pret një qeveri të vendosur në rrugën drejtë integrimit në BE.
“Qeveria e re duhet veçanërisht të përqëndrohet në zbatimin e reformës së drejtësisë dhe procesit të verifikimit, i cili është vendimtar në adresimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” është shprehur Hahn në një intervistë për EWB.
Në këtë drejtim, sipas tij qeveria e re duhet gjithashtu të përqendrohet më në mënyrë efektive në luftën kundër trafikimit të drogës dhe kultivimin e drogës, transmeton arbresh.info.
“Është e qartë se vetëm me një sundim ligjor funksional, vendi mund të përparojë në përgjithësi si një shoqëri demokratike dhe një ekonomi e qëndrueshme dhe të bëhet anëtare e BE.”
Ai ka një mesazh edhe për opozitën në procesin reformues të Shqipërisë.
“Një opozitë e pjekur e gatshme për të marrë pjesë në një dialog konstruktiv është gjithashtu çelësi për procesin demokratik të vendit.”/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...