Ja pse Blendi Fevziu shtyu intervistën e sotme me Ben Blushin

19:01 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ish- deputeti i PS-së, sot themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi reagon në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Rinas, ku u grabitën 7 thasë me lekë.

Por për shkak të kësaj ngjarje gazetari Blendi Fevziu i kërkoi Blushit që të mos e zhvillonin intervistën e parashikuar për sot në darkë.

“Kush i mbron bankat? Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial.

Shteti shikon dhe bashkëpunon, grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse s’ka vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!”, shkruan Blushi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme