Ja kush janë 7 deputetët që kanë pasur prindërit deputetë

00:59 | 14 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Duke iu referuar parlamentit aktual, kemi 7 raste të deputetëve që kanë pasur babanë deputet; 2 në periudhën komuniste, 4 post ‘90 janë zgjedhur pas ndarjes nga jeta të tyre dhe 1 në kushte normaliteti.

Nëse i referohemi rretheve familjare më të gjera sesa prindërit numri i deputetëve/rasteve shkon në 25, nga të cilët 10 janë në parlamentin aktual (dhe të ri).

Aktualisht në strukturat e forumeve rinore të PS dhe të PD mund të citohen mbi 25 raste të fëmijëve në organizatën rinore që ndjekin karrierat politike të prindërve në parti, pra që përgatiten për të vijuar përfaqësimin politik edhe familjar. Disa prej tyre kanë marrë poste drejtuese edhe në parti…..këto elementë, veç e veç ose së bashku, në kontekstin e një elite politike të emëruar siç është elita politike në Shqipëri, mund të krijojnë shqetësim, fiktivitet, legjitimitet të cunguar, pabarazi në konkurrim dhe shërbejnë si tregues tjetër i sistemit të deformuar të përfaqësimit dhe karrierës politike në Shqipëri.

c5cd78cf-a35a-4de6-b4ec-382c69c283fa-original

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme