Ja kur do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për votimin e vetingut

21:55 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Parlamenti do të mblidhet ditën e hënë në orën 18:00 në një seancë të jashtëzakonshme.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama në mbledhjen e sotme me deputetë dhe kandidatë për deputetë.

Në seancën e jashtëzakonshme pritet që opozita të propozojë anëtarët e saj në komisionet e vettingut, si edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të listave të saj të kandidatëve.

Gjithashtu në këtë seancë do të shqyrtohen edhe ministrat teknikë. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme