Ja ku do të zhvendosen rrënojat e godinave të shkatërruara nga tërmeti

15:07 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ku do të zhvendosen rrënojat e pallateve dhe godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit?

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020, jep përgjigje.

Mbetjet do të përdoren për të mbyllur fushën Porto Romanos si dhe zonat e dëmtuara të shkaktuara nga guroret në Krujë.

Edi Rama: “Kemi vendosur që të gjithë sasinë e e mbjeteve në Durrës të mbyllim fushën e kancerit në Porto Romano dhe ta transformojmë në një park të madh publik. Po studiojmë mundësinë e mbetjeve në zonën e Krujës, në Thumanë, por ndoshta edhe duke futur një sasi nga Durrësi për të mbyllur kancerin mbi lëkurë të guroreve që kanë turpëruar të gjithë ne. Jemi i vetmi vend në botë që mund të kthejë në gurore peisazhin e një vendi të shenjtë, Kruja”./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme