Google ADS

Ja çfarë u vendos për 26 ton mish pule me salmonelë që erdhi nga Brazili

16:57 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Plot 26 tonë pule që kishin salmonela janë rikthyer mbrapsht dhe nuk janë lejuar të kthehen në vendin tonë.

Fakti në fjalë është bërë me dije nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. AKU ka sqaruar se mishi kishte ardhur nga Brazili. Nga ana tjetër, AKU ka theksuar se është në punë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e konsumatorëve shqiptarë për produktet që konsumojnë.

Sasia e mishit u bllokua më datë 15 maj në portin e Durrësit dhe pasi është analizuar nga ana e ISUV, ka rezultuar se ka shumë ngarkesë të virusit të quajtur “Salmonela SPP”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme