Google ADS

Ja çfarë thotë Basha për dekretimin e Xhafajt nga Presidenti

01:14 | 20 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e protestës pas dekretimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm nga Presidenti Bujar Nishani.

Sipas tij, “vetëm intrigantët dhe miopët e lexojnë ndryshe këtë qëndrim të presidentit”.

Basha theksoi faktin se presidenti i bëri një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës ta tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin sa më shpejt dialogun me opozitën. Për Bashën, ky dialog duhet të ketë vetëm një qëllim, qeverisjen teknike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme